Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë: Janë blerë 165 mijë vaksina kundër gripit

schedule19:48 - 18 Shtator, 2020

schedule 19:48 - 18 Shtator, 2020

Në kohën kur vendi po përballet me pandeminë e coronavirusit, gripi sezonal i shton edhe më shumë shqetësimet e personelit mjekësor, për shkak të drojës së gjendja mund të rëndohet.

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka bërë thirrje që të mos krijohet panik, duke u premtuar qytetarëve se tashmë janë 165 mijë doza të vaksinave kundër gripit, që do shpërndahen në tetor.

Stafi mjekësor dhe pacientët janë të shqetësuar për faktin se po afrohet periudha e gripit sezonal, ndërsa COVID-19 është ende i pranishëm dhe aktiv.

Doktoresha Drita Peqani, thotë se për gripin sezonal më të rrezikuarit janë fëmijët gjë që dallon nga COVID-19, pasi që simptomat janë më të rënda.

“Te gripi sezonal janë si grupmoshë e rrezikuar janë fëmijët nën  moshën 5-vjecare, të moshuarit, gratë shtatzëna dhe pacientët të cilët kanë sëmundje kronike sidomos ato respiratore, me diabet, me sëmundje kardiovaskulare”, u shpreh ajo.

Ministria e Shëndetësisë në fillim të muajit gusht, pati hapur tender për furnizim me rreth 400 mijë vaksina sezonale. Por, tenderi është anuluar për shkak të tejkalimit të çmimit. Tani procesi i tenderimit është në trajtim nga organet përkatëse ndërsa MSH thotë për Dukagjinin se janë siguruar 160 mijë doza.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!