Zyrtarët në Iran kanë deklaruar se vendi i tyre është në prag të goditjes nga një valë e tretë e koronavirusit.
Në 24 orët e fundit autoritetet e Shëndetit në vend raportuan 3,000 raste të reja me Covid-19. Kurse,totali i të infektuarve në vend shkoi në 416,198.
Irani ishte një nga vendet e para që u godit nga pandemia, jashtë Kinës, shkruan abcnews.al
Zyrtarët në vend arritën që ta vinin përhapjen e rasteve nën kontroll në fillim të majit, por në qershor numri i të infektuarve nisi të rritej sërish.
Të dhënat e publikuar nga autoritetet të premten treguan se si pasojë e Covid-19 kishin ndërruar jetë 144 persona në 24 orë. Ndërsa, totali i rasteve fatale është 23,952.
28 nga provincat e vendit, duke përfshirë edhe kryeqytetin , Tehran-in, janë të klasifikuara si të kuqe apo të verdha, kode që përfaqësojnë seriozitetin e përhapjes së virusit. s.b/abcnews.al/