Qeverisë Britanike i është kundërvënë edhe kandidati për president i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden në lidhje me projektligjin e ri për tregun e brendshëm. Sipas Demokratit ligji jo vetëm që shkel traktatet ndërkombëtare me Bashkimin Europian por edhe paqen mes Irlandës dhe Irlandës së Veriut.
Kandidati për president i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden ka dalë kundër vendimeve të Boris Johnson për projektligjin e tregut të brendshëm që pritet të miratohet së shpejti. Përmes një postimi në Twitter është shprehur se nuk mund të pranoi që marrëveshjet e paqes për Irlandën e Veriut të vihen në rrezik nga Brexit. Sipas demokratit çdo marrëveshje e mundshme e tregtisë së lirë midis vendeve duhet të shmangë kthimin e një kufiri të fortë midis Irlandës dhe Irlandës së Veriut.
Qeveria Britanike aktualisht po shqyrton drafti që kërcënon të shkelë traktatet ndërkombëtare dhe të heqë dorë nga marrëveshja me Bashkimin Evropian e cila parashikon rregulla strikte për Irlandën e Veriut.
Deklarata e Biden është një problem i madh për Johnson sepse, nëse Demokrati do të fitoi zgjedhjet siç supozojnë sondazhet, lidhja SHBA-BE e lënë pas dore nga Trump gjatë katër viteve të fundit do të forcohej. Ndërkohë, Mbretëria e Bashkuar po kërkon për një marrëveshje të re tregtare, por nëse demokratët marrin pushtetin në SHBA një bashkëpunim mes dy vendeve do të jetë e pamundur.
Por edhe nëse fati është në krahun e Jonson, Trump ka dëshmuar se është një negociator i pamëshirshëm. Edhe në këtë rast Londra nuk do ta kishte të lehtë të rrëmbente një marrëveshje të përshtatshme të tregtisë së lirë SHBA-Mbretëri e Bashkuar.
Gjithashtu Biden është shumë i lidhur me Irlandën sepse është origjina e nënës së tij, ai mori pjesë direkt në procesin e paqes dhe nuk do të lejojë kurrë që Brexit kërcënoi armëpushimin e brishtë midis katolikëve dhe protestantëve./abcnews.al