Skënderbeu po kalon një moment të vështirë, ndërkohë që duhet të zgjidhë çështjen e merkatos së bllokuar për shkak të gjyqit të humbur me Kabba Sambou. Pavarësisht kësaj, në kampin korçar janë optimistë dhe po bëjnë disa lëvizje.
Kështu, nga skuadra e Llapi kanë marrë dy futbollistë në huazim. Vetë klubi nga Podujeva ka konfirmuar kalimin e Alban Shabanit dhe Bekim Maliqit te skuadra juglindore. Të dy këta futbollistë do të jetë nën urdhrat e trajnerit Julian Ahmataj për sezonin ardhshëm në Superiore.
Llapi në Shqipëri ka huazuar edhe një tjetër lojtar. Bëhet fjalë për portierin italian, Loris Kikrri. Ai do të jetë pjesë e skuadrës së Egnatias, që drejtohet nga tekniku Gugash Magani. /abcnews.al