Mbledhja e Këshillit Politik, PD: Rama mashtroi për listat e hapura

schedule14:35 - 18 Shtator, 2020

schedule 14:35 - 18 Shtator, 2020

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar pas mbledhjes së Këshillit Politik.  Ai shprehet se propozimi zyrtar i PS është listë e mbyllur 100%, ndërsa PD kërkon të kundërtën.

Bardhi thotë se edhe këtë herë u provua që kryeministri Edi Rama nuk i qëndron premtimeve të tij. Sipas tij Rama nuk mund të fshihet pas hiles dhe propagandës.

“Edhe kësaj here u provua se Edi Rama “tjetër thotë dhe tjetër bën”.  Sot doli zbuluar para çdo shqiptari! Nuk ka merakun së votës së qytetarëve, se nuk e ka patur që prej 22 viteve në politikë. Propozimi zyrtar i PS është: Listë e mbyllur 100 %, por ndryshim i rregullave për formulën e koalicioneve dhe shpërndarjen e mandateve. PD dhe Opozita e Bashkuar e ka paralajmëruar këtë që nga dita e parë!

Qëndrimi i PD dhe Opozitës së Bashkuar është i qartë: Listë e hapur 100 % dhe kërkesë zyrtare për OSBE-ODIHR nëse mund të ndryshohen rregullat për formulën e koalicioneve dhe shpërndarjen e mandateve 6 muaj përpara zgjedhjeve. Edi Rama nuk mund të fshihet më pas propagandës! Hilet nuk e ndihmojnë, por e demaskojnë edhe kësaj here si një mashtues në panikun e humbjes”, shkruan Bardhi./m.v. abcnews.al

Foto e publikuar nga Gazment Bardhi

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!