Numri i të infektuarve në të gjithë globin ka kaluar mbi 30 milion, sipas shifrave nga Universiteti Johns Hopkins. Më shumë se 940,000 kanë vdekur nga Covid-19 që nga fillimi i shpërthimit të pandemisë në fund të vitit të kaluar, raporton BBC.
SHBA-ja, India dhe Brazili janë shtetet më të prekura por një rritje e rasteve të reja është vënë re në të gjithë Europën. Shumë vende të hemisferës veriore tani po përgatiten për një valë të dytë të pandemisë ndërsa dimri po afrohet.
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, po shqyrton marrjen e masave të mëtejshme në të gjithë vendin, duke vendosur kufizime të reja për të parandaluar një valë të dytë të pandemisë. Jashtë Europës, Izraeli ka vendosur një bllokim mbarëkombëtar duke u bërë kombi i parë që vendos një bllokim të dytë, transmeton abcnews.al
Afrika ka regjistruar më shumë se një milion raste megjithëse nuk dihen përmasat e vërteta të pandemisë në kontinent. Shkalla e testimit raportohet të jetë e ulët, gjë që vë në dyshim shifrat zyrtare.
Çfarë po ndodh në vendet më të prekura?
Një ekip i ekspertëve të sëmundjeve infektive në Universitetin Johns Hopkins, në qytetin amerikan të Baltimore, kanë dokumentuar përhapjen globale të Covid-19 në faqen e tyre.
Sipas të dhënave të publikuara, SHBA-ja mbetet shteti më i prekur për sa i përket numrit të infektuarve, me më shumë se 6.6 milion raste dhe mbi 197,000 viktima. Ndërsa numri i rasteve ditore ka rënë, pas një rekord rastesh në korrik, transmeton abcnews.al
Në fillim të kësaj jave, Presidenti Donald Trump mohoi se kishte minimizuar seriozitetin e Covid-19. Në Indi, numri i të infektuarve kaloi mbi 5 milion këtë javë- vendi i dytë më numrin më të madh të infektuarve në botë.
Nëse krahasojmë shifrat nga vende të ndryshme është e rëndësishme të kemi parasysh faktorë të tillë si madhësia dhe dendësia e popullsisë. Për shembull, India ka një popullsi prej 1.3 miliardë banorësh.
Sidoqoftë, virusi duket se po përhapet shumë më shpejt në Indi se çdo vend tjetër, me 90,000 raste ditore. Më shumë se 80,000 persona kanë humbur jetën, për shkak të mungesës të shtretërve të kujdesit intensiv dhe respiratorëve, transmeton abcnews.al
Brazili ka regjistruar shumë se 4.4 milion raste dhe më shumë se 134,000 viktima, duke u renditur i dyti për sa i përket numrit më të lartë të viktimave pas SHBA-së.
Presidenti Jair Bolsonaro është kritikuar vazhdimisht se ka minimizuar rrezikun e koronavirusit, veçanërisht pas pjesëmarrjes në një tubim. Kreu i krahut të djathtë, i cili e kishte quajtur virusin një “grip”, rezultoi pozitiv me Covid në korrik. Argjentina dhe Meksika janë gjithashtu shtetet më të goditura nga koronavirusi në Amerikën Latine, transmeton abcnews.al
Argjentina raportoi 13,000 raste në 24 orë, duke çuar totalin e përgjithshëm të vendit në 600,000 të infektuar. Ndërkohë, Meksika konfirmoi më shumë se 3,000 raste në 24 orë , duke e çuar numrin total të rasteve në më shumë se 680,000 .
Gjithashtu viktimat për 100,000 njerëz ndryshojnë ndjeshëm nga vendi në vend. San Marino, Peru dhe Belgjika kanë normat më të larta, dhe India një nga më të ulëtat, transmeton abcnews.al
Në tabelën më poshtë, paraqitet renditja e vendeve vendet sipas viktimave, shkallës së vdekshmërisë dhe rasteve.
Koronavirusi u raportua për herë të parë në Wuhan, Kinë, në dhjetor të vitit 2019. Kina është kritikuar vazhdimisht për menaxhimin e situatës. Ajo lejoi grumbullimin e njerëzve pa ditur se si infektonte ky virus, transmeton abcnews.al
Por vendi është vlerësuar edhe për mbajtjen nën kontroll të koronavirusit, pasi vendosi një bllokim kombëtar dhe rriti kapacitetin spitalor. Deri më tani ka konfirmuar 90,000 raste dhe 4,700 viktima, sipas Johns Hopkins.
Si paraqitet situata në Europë?
Shifrat e koronavirusit në kontinent duhet të shërbejnë si “një kambanë alarmi”, ka deklaruar drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Duke folur në Kopenhagen të enjten, Hans Kluge tha në dy javët e fundit numri i rasteve të reja ishte dyfishuar në më shumë se gjysmën e vendeve anëtare të Europës.
Ai tha se 300,000 raste të reja u raportuan në të gjithë Europën vetëm javën e kaluar dhe rastet javore tejkaluan shifrat e publikuara gjatë pikut në Mars. Sipas OBSH-së, rreth 5 milion raste dhe më shumë se 228,000 viktima janë konfirmuar në të gjithë Europën që nga fillimi i pandemisë, transmeton abcnews.al
A ka dritë në fund të tunelit?
Një numër vendesh dhe kompanish po mbledhin dhe studiojnë të dhëna nga burime të ndryshme për të zhvilluar një vaksinë të sigurt dhe efektive. Presidenti Trump ka deklaruar kohët e fundit, se një vaksinë mund të jetë në dispozicion para zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit, pavarësisht paralajmërimeve nga një numër ekspertësh shëndetësorë se e shohin të pamundur diçka të tillë.
Rusia në gusht licencoi një vaksinë për përdorim lokal, vendi i parë që e bëri këtë. Shkencëtarët rusë më vonë publikuan raportin e parë mbi vaksinën, duke thënë se testet e hershme treguan shenja të një përgjigje imune.
Por ekspertët paralajmëruan se provat ishin të pakta për të provuar efektivitetin dhe sigurinë. Asnjë vaksinë nuk ka përfunduar ende provat klinike, prandaj disa shkencëtarë janë më të frikësuar nga politika sesa nga shëndeti dhe siguria që po nxit përshpejtimin e një vaksine të mundshme, transmeton abcnews.al
Ekzistojnë gjithashtu shqetësime se gara për të marrë një vaksinë do të fitohet nga vendet më të pasura, në kurriz të më të rrezikuarve. Në të njëjtën kohë, janë duke u studiuar më shumë se 150 ilaçe të ndryshme, për pacientët me të rëndë me Covid-19.
Nga të gjitha ilaçet që po testohen, vetëm steroidet kanë rezultuar efektive dhe zbulimi ka qenë një përparim i rëndësishëm. Studiuesit në Mbretërisë së Bashkuar kanë treguar se deksametazoni steroide ul rrezikun e vdekjes për pacientët në respirator.
Sipas disa të dhënave të tjera, një tjetër steroid, hidrokortizoni, është gjithashtu po aq efektiv. s.ba/abcnews.al