Kandidati demokrat për President në Shtetet e Bashkuara, Joe Biden hodhi dyshime mbi pretendimet e presidentit Trump se vaksina e koronavirusit do të jetë gati për disa javë. Ai shtoi se i besonte afateve kohore dhe hapave të detajuar nga Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Infektive.
“Unë nuk i besoj Presidentit për vaksinat. Unë i besoj Fauciit,” tha Biden. “Nëse Fauci thotë se një vaksinë është e sigurt, unë do ta bëja vaksinën. Ne duhet të dëgjojmë shkencëtarët, jo Presidentin.”
Komenti i tij vjen pas fushatës, në të cilën Trump dhe aleatët e tij kanë pohuar se komentet e Biden në lidhje me pretendimet e Presidentit rreth vaksinës po minojë besimin e krijimit të një vaksinë të mundshme.
Biden, ndërkohë, ka deklaruar se Trump pretendon se vaksina do të jetë gati së shpejti, në mënyrë që të zbehë pasojat politike të menaxhimit ndaj pandemisë./abcnews.al