Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Covid-19/ Britania nuk përjashton mundësinë e ri mbylljes së vendit

schedule09:45 - 18 Shtator, 2020

schedule 09:45 - 18 Shtator, 2020

Ministri britanik i shëndetësisë, Matt Hancock nuk e përjashtoi mundësinë e një izolimi të dytë të Britanisë. Ai tha se “numri i pacientëve  të shtruar në spitale po dyfishohet çdo tetë ditë dhe ne do të bëjmë çdo gjë për t’i mbajtur njerëzit e sigurtë”.

I pyetur për mundësinë e izolimit të vendit për dy javë për shkak të shpërthimit të koronavirusit, ai shtoi se “një izolim i dytë i vendit është hapi i fundit në strategjinë e mbrojtjes dhe ne duan fillimisht të praktikojmë   izolimin lokal”. Por ai shtoi se izolimi i vendit është “gjithmonë një mundësi  në tavolinë, por është diçka që ne duam ta shmangim”. “Fatkeqësisht nuk po rriten vetëm numrat e të infektuarve por edhe e personave që po shtrohen në spitale”, tha ministri i shëndetësisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!