Drita ia del të mposhtë jashtë fushe maqedonasit e Sileks, duke u kualifikuar në raundin e tretë të Europa League. 0-2 fituan kampionët e Kosovës falë golave të dy mbrojtësve Fidan Gërbeshi dhe Ardian Limani.
Pjesa e parë nuk dhuroi asnjë gol, teksa 45 minutat e dyta nisën me avantazhin e Dritës. “Intelektualët” fituan një penallti në minutën e 48-të dhe 35-vjeçari nuk gaboi nga pika e bardhë.
Skuadra gjilanase nuk u ndal dhe vulosi fitoren dhjetë minuta përpara fundit. Inkursion i bukur i Limanit, i cili mposht portierin vendas pas një asisti të marrë nga Hamdi Namani.
Përfundimisht 0-2 për djemtë e Ardian Nuhit, të cilët merituan fitoren dhe kualifikimin në raundin pasardhës të kompeticionit evropian. /abcnews.al
Europa League, raundi i dytë
Sileks-Drita 0-2
(Gërbeshi (pen) 48′, Limani 80′)