Kryeministri Edi Rama i ka dërguar presidentit Ilir Meta emrin e ministres së re të Arsimit për ta dekretuar në këtë post pas largimit të Besa Shahinit.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimit të kreut të Shtetit i cili ka dekretuar Evis Kushin në postin e ri.
Deputetes socialiste iu besua një post në kabinetin qeveritar pas 7 vitesh angazhimi me Partinë Socialiste si deputete në Elbasan.
Kushi është zgjedhur deputete e Partisë Socialiste në vitin 2013 dhe është anëtare në Komisionin për Ekonominë dhe Financat. /m.v. abcnews.al