Dënimi i Fran Frrokajt, Bardhi: Gjykata të qëndrojë larg ndikimeve politike dhe të bëjë drejtësi

schedule14:44 - 17 Shtator, 2020

schedule 14:44 - 17 Shtator, 2020

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar për dënimin e ish-krebashkiakut të djathtë të Lezhës, Fran Frrokaj. Gjykata e Lezhës e dënoi Frrokajn me 4 vite burg me akuzën e tjetërsimit të pronave tek Rana e Hedhun.

Lidhur me këtë vendim numri dy i demokratëve shprehet se PD është e bindur për punën e shkëlqyer që ai ka bërë për Lezhën dhe qytetarët e saj.

Po ashtu Bardhi thekson se shprehin besimin se zoti Frrokaj ka punuar çdo ditë me përkushtim dhe ndershmëri. Bardhi shton se Frrokaj do të apelojë vendimin, ndërkohë që i bën thirrje organeve të drejtësisë ti qëndrojnë sa më larg ndikimeve të politikës në këtë proces dhe të bëjnë drejtësi.

“Sapo u njohëm me vendimin e gjykatës për ish kreun e bashkisë së Lezhës zotin Fran Frrokaj. Ne jemi të bindur për punën e shkëlqyer që ai ka bërë për Lezhën dhe qytetarët e saj, sikundër shprehim besimin se zoti Frrokaj ka punuar çdo ditë me përkushtim dhe ndershmëri.

Gjykimi në shkallën e parë ka patur mungesë transparence dhe indicie të forta për ndërhyrje të papërshtatshme politike. Jemi informuar gjithashtu se z. Frrokaj do ta apelojë vendimin. Ne shprehim bindjen se gjykimi në shkallët më të larta i kësaj çështje do të nxjerrë në dritë të vërtetën.  Ne i bëjmë thirrje organeve të drejtësisë ti qëndrojnë sa më larg ndikimeve të politikës në këtë proces dhe të bëjnë drejtësi”, ka deklaruar Gazment Bardhi.

Në një reagim për Abc News fill pas dhënies së vendimit për të Frrokaj bëri me faj hipotekën, e cila sipas tij nuk ka bërë regjistrimin e pronave, por e shpjegoi këtë si një problem të hasur në çdo rast në vendin tonë. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!