Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pse Singapori ka mesataren më të ulët në botë të vdekshmërisë nga Covid-19

schedule13:48 - 17 Shtator, 2020

schedule 13:48 - 17 Shtator, 2020

Nga John Geddie, Aradhana Aravindan, Reuters

Singapori ka numrin më të ulët të viktimave si pasojë e koronavirusit në të gjithë botën, me vetëm 27 vdekje midis më shumë se 57,000 personave që janë infektuar me Covid-19. Me 0,05%, niveli i vdekshmërisë së Singaporit është shumë poshtë mesatares globale prej rreth 3%.

Nëse krahasojmë Singaporin, me vendet me një popullsi të ngjashme do të shohim një ndryshim të madh – shkalla e vdekshmërisë së Danimarkës është rreth 3%, ndërsa  e Finlandës rreth 4%.

Gjithashtu  Singapori ka raportuar zero viktima për më shumë se dy muaj, sipas ministrisë së shëndetësisë.

Ekspertët kryesorë vendit kanë përmendur faktorët kryesorë që qëndrojnë pas kësaj:

Demografia 

Rreth 95% e rasteve me Covid-19 në Singapor janë midis punëtorëve migrantë, kryesisht në të 20-at apo 30-tat e tyre, që jetojnë në konvikte dhe janë të punësuar në sektorë si ndërtimi, transmeton abcnews.al

Parametrat e sëmundjes  ende po studiohen ndërsa pandemia vazhdon dhe tendencat aktuale globale sugjerojnë që ndikimi i saj ka qenë më pak i rëndë për të rinjtë, shumë prej të cilëve kanë shfaqur pak ose aspak simptoma.

Zbulimi i rasteve

Singapori ka  arritur të mbajë nën kontroll koronavirusin përmes zbulimit të hershëm duke gjurmuar dhe duke rritur testimin. Vendi ka marrë  vlerësime nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Janë infektuar vetëm 900,000 njerëz, më shumë se 15% të popullsisë së saj prej 5.7 milionë, sipas të dhënave zyrtare, një nga nivelet më të larta për frymë në mbarë botën.

Imigrantët e “konvikteve” janë testuar të gjithë. Ndërkohë autoritetet kanë kryer testime masive midis komuniteteve të ndjeshme si azilet, dhe personave mbi 13 vjeç të cilët i është ofruar testi falas, transmeton abcnews.al

“Sa më shumë raste të diagnostikojmë, aq më e ulët është shkalla e vdekshmërisë”, ka vlerësuar Hsu Li Yang nga Shkolla e Shëndetit Publik Saw Swee Hock në Universitetin Kombëtar të Singaporit.

Shtrimet në spitale

Pacientët mbi moshën 45 vjeç ose me sëmundje të mëparshme që i bëjnë ata më të rrezikuar nga Covid ndodhen nën kujdesin e mjekëve, edhe nëse gjendja e tyre është përmirësuar, thanë mjekët.

Singapori është qendra kryesore mjekësore për Azinë Juglindore, me spitale të shumta private dhe pajisje të kujdesit shëndetësor publik me cilësi të lartë. Vendi ka ndërtuar ambiente shtesë për pacientët me koronavirus të cilët kanë  simptoma të lehta ose janë pa simptoma.

Kjo parandaloi që sistemi i kujdesit shëndetësor të mbingarkohej në mënyrë që mjekët mund të kujdeseshin për rastet më të rënda. Singapori aktualisht nuk ka asnjë pacientë me Covid-19 të shtruar në kujdesin intensiv, ndërsa 42 janë shtruar në spital dhe 490 të tjerë në ambiente të përkohshme.

Maskat janë të  detyrueshme

Vendi ka bërë maskat të detyrueshme në ambientet publike që në muajin prill. Pavarësisht se ekspertët kanë deklaruar që duhen kryer më shumë studime, ka gjithnjë e më shumë prova se mbajtja e maskave ndihmon në uljen e rasteve dhe mbajtjen nën kontroll të koronavirusit.

OBSH-ja ka rekomanduar përdorimin e maskave dhe të distancës sociale.

“Ne kemi krijuar një kulturë të përdorimi të maskave në Singapor, tha Leong Hoe Nam, një ekspert i sëmundjeve infektive në Spitalin Mount Elizabeth.

Klasifikimi

Singapori  i është përmbajtur rregullave të  OBSH-së për klasifikimin e vdekjeve nga COVID-19. Qeveria nuk ka përfshirë në shifrat zyrtare, pacientët që kanë vdekur si rezultat i problemeve të gjakut ose zemrës.

“Unë nuk kam asnjë dyshim se nëse OBSH do të rishikojë përkufizimet e rasteve, disa nga vdekjet do të ri klasifikoheshin dhe shkalla e vdekshmërisë do të ndryshonte”, tha Paul Tambyah, presidenti i Shoqatës të Mikrobiologjisë Klinike.

Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar që qasja e saj është në përputhje me praktikën ndërkombëtare, megjithëse disa vende si Britania kanë bërë llogaritje më të gjera. Gjithsesi, Fisher mendon se çdo ndryshim nga ri klasifikimet në Singapor do të ishte i padobishëm.s.ba/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!