Formacioni më i shtrenjtë: Selmani dhe “armiku” i Tiranës mes “diamanteve”

schedule13:18 - 17 Shtator, 2020

schedule 13:18 - 17 Shtator, 2020

Gentian Selmani po luan sezonin e dytë me Menemenspor dhe paraqitjet e tij në ligën e dytë turke kanë qenë mjaft të mirë. Në media është raportuar për oferta të ndryshme nga Superliga dhe Italia, por portieri nuk ka ndryshuar ekip.

Gjatë kësaj periudhe vlera e tij është rritur, madje është portieri me vlerën më të lartë në “Transfermarkt” në gjithë ligën e dytë në Turqi. Selmani vlerësohet me 800 mijë euro, ndërkohë që më i shtrenjti vlerësohet me 2 milion euro.

Në mes të formacionit më të shtrenjtë të ligës së dytë turke është edhe portugezi Tomane, i transferuar te Samsunspor për 600 mijë euro nga Ylli i Kuq (Crvena Zvezda). Sulmuesi ishte ai që eliminoi Tiranën nga Champions League dhe në kryeqytet me siguri nuk e kanë harruar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!