Juventusi nuk e ka në plane mesfushorin Sami Khedira. Kampioni i botës është një nga ata lojtarë që bardhezinjtë duan ta largojnë, qoftë edhe duke prishur kontratën. Sigurisht gjermani duhet të shohë më parë ofertat.
Në SHBA interesohen për të, ndërkohë që tani në skenë ka dalë edhe një klub i madh i Premier League. “The Sun” raporton se Manchester United po e shikon si opsion mesfushorin kampion bote me Gjermaninë.
“Djajtë e kuq” i kanë idetë e qarta dhe mund të futen në garë për shërbimet e mesfushorit vetëm në rast se ai do të dalë lojtar i lirë nga Juventusi. Gjasat janë që kjo të ndodhë, sikurse kanë raportuar mediat italiane ditët e fundit. /abcnews.al