I vë zjarrin barishteve në bahçe, humb jetën nga asfiksia 65-vjeçari në Gjirokastër

schedule11:35 - 17 Shtator, 2020

schedule 11:35 - 17 Shtator, 2020

Një 65 vjeçar ka humbur jetën këtë të enjte në Gjirokastër, si pasojë e flakëve të zjarrit në bahçen e tij.

Burime për Abc News bëjnë me dije se viktima Hajri Hasimi, kishte ndezur zjarr për të pastruar nga barishtet e këqija bahçen e tij, por flakët e zjarrit kanë dalë jashtë kontrollit.

Sipas informacioneve ngjarja ka ndodhur në fshatin Çerril në Mallakastër, ku si pasojë e asfiksisë ka humbur jetën pronari i bahçes. e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!