Majmuni “rrëmben” telefonin për të shkrepur disa selfie

schedule11:33 - 17 Shtator, 2020

schedule 11:33 - 17 Shtator, 2020

Një i ri nga Malajzia gjeti video dhe selfie të një majmuni në telefonin e tij të humbur një ditë më parë në shtëpinë e tij. Zackrydz Rodzi mendon se një majmun e mori smartphone-in e tij ndërsa ai ndodhej në gjumë.

Videot dhe imazhet e majmunit që përpiqet të hajë telefonin janë bërë virale në rrjete sociale. Zackrydz tha për BBC se kuptoi se telefoni i tij ishte zhdukur kur u zgjua.

Another photo of a monkey Mr Zackrydz says he found on his phone

“Nuk kishte asnjë shenjë grabitjeje. E vetmja gjë në mendjen time ishte se ishte një lloj magjie,” tha i riu që studion për shkenca kompjuterike nga Batu Pahat në shtetin jugor të Johor.

Zackrydz tha se nuk arriti të gjente asnjë gjurmë të telefonit të tij deri kur babai i tij vuri re një majmun jashtë shtëpisë së tyre. “Diçka që ju mund ta shihni një herë në një shekull,” shkroi i riu në Twitter. xh.d/abcnews.al

Monkey screenshot

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!