Ndërkohë që Shqipëria është duke kaluar një valë krimesh të rënda, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj e ka gjetur të udhës që t’i sfidojë të gjithë përmes çmimit të makinës së tij lukzose.
Ai tha se mjeti është blerë në emër të ministrisë që ai drejton ndërsa ai vetë ka në përdorim një automjet Honda të blerë prej vitit 2010. Lleshaj deklaroi se nëse makina e ministrisë që ai drejton kushton më shumë se 49 mijë euro, ai jep dorëheqjen.
“Bëheni mirë që bëheni zëdhënës i një personi të caktuar që e quani media. Unë nuk e konsideroj të denjë për t;i kthyer përgjigje. Ju thatë diçka të bukur në fund, që në vend që t’i turrem medias unë shkoj në gjykatë. Medias të cilës ju i referoheni nuk quhet media sepse është një instrument i mashtrimit publik, Ajo po mashtron publikun prej disa ditësh duke thënë që Lleshaj ka blerë makinë.
Unë kam një makinë Honda që prej vitit 2010. Kjo media ka pasqyruar një fakt të rremë që kam blerë automjet 100 milionë euro. Mjeti ka kushtuar vetëm 49 mijë euro edhe është blerë për llogari të Ministrisë së Brendshëm. Nëse ka kushtuar më shumë se kaq, unë jap dorëheqjen”, tha Lleshaj/m.v. abcnews.al