Theophilus Solomon nuk e ka përmbajtur veten një ditë më parë, në miqësoren që Partizani ka fituar kundër Pogradecit në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”. Sulmuesi nigerian është kapur me lojtarët në fushë, ndërkohë që reagimi i trajnerit Ilir Daja ka qenë i menjëhershëm.
Solomon është zëvendësuar dhe sipas asaj që shkruan “Panorama Sport” është kapur edhe me tifozët. Sulmuesi e kishte nisur ndeshjen si titullar, por “goli” i vetëm i tij ishin nervat e shfaqura në fushën e lojës dhe me siguri do të kritikohet për sjelljen.
MERKATO – Gazeta e përmendur më lart rikthen në skenë sulmuesin Michael Ngoo. Ndër rreshta, në artikullin e sotëm për bardheblutë, shkruhet se një opsion për kampionët është nënshkrimi i një kontrate të re me sulmuesin anglez.
Shtatlarti, autor i 13 golave dhe 15 asisteve sezonin e shkuar, është ende lojtar i lirë dhe dëshira e tij është që të luajë në një kampionat më të fortë se Superiorja. Më parë Tirana ka tentuar rinovimin e marrëveshjes, por palët nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët.
Një tjetër emër që lakohet për Tiranën është Dejvi Bregu. Bisedime sërish mes palëve dy ditët e fundit, por vlonjati dhe bardheblutë duken larg. Për sulmuesin anësor është raportuar edhe për një ofertë të Teutës, sikurse edhe për pista polake e turke. Gjithsesi ai ende nuk ka firmosur askund. /abcnews.al