Ndërsa bota përballet me pasojat e COVID-19, shkencëtarë dhe mjekët u bashkuan në përpjekje për të studiuar rreth arsyeve që e shkaktojnë këtë virus, si edhe faktin se si mund të parandalohet apo kurohet.
Por tashme jemi në një situatë ku vijon të kemi rritje të rasteve të infektuara me koronavirus.
Në një artikull të publikuar, The Guardian, analizon çfarë është zbuluar deri më tani për COVID-19.
Është shumë se një sëmundje e mushkërive- Pasi pacientët e parë u shtruan në spital me COVID-19. Mjekët vunë re se ky virus nuk sillej si sëmundjet e tjerat frymëmarrjes.
U mësua se koronavirusi sulmon mushkëritë, shkakton mpiksje të enëve të gjakut, duke shkaktuar trombozë në tru. Por dëmi nuk ndalej këtu. Ndërsa pandemia përhapej “frikshëm” u vunë re edhe shenja të tjera të lidhura me COVID-19, ndër të cilat u përmendën: çrregullime të trurit, ndjesi si shpime gjilpërash, marrje fryme, lodhje afatgjate dhe një reaksion inflamatori i rrallë, por që rrezikonte kryesisht fëmijët, shkruan “The Guardian”.
Steroidet mund të ndihmojnë për COVID-19- Përparimi më i rëndësishëm në trajtimin e pacientëve me infeksione të rënda Covid-19 është zbulimi që u bë nga Universiteti Oxford, që steroidet mund të ndihmojnë disa nga pacientët e sëmurë me COVID-19. Dexamethasone, steroid që ka rezultuar më efektiv, por funksionon kur organizmi ka kaluar në fazën inflamatore. Shumë shkencëtarë u befasuan nga kjo gjetje.
Virusi gjendet në pështymë- Kjo u konsiderua si një lajm i mirë dhe i keq, pasi të krijonte mundësinë e testimeve dhe në këtë mënyrë mund të kontrollohej disi ky virus.
Por një fakt negativ ishte se në këtë rast COVID-19 mund të përhapej nëpërmjet spërklave, kur njerëzit flasin, këndojnë… Dhe kjo nuk ishte parashikuar nga shkencëtarët të cilët fillimisht prisnin që virusi të kishte të njëjtët sjellje si gripi.
Testet e koronavirusit mund të jenë mashtrim- Edhe kur njerëzit janë shëruar nga COVID-19 dhe nuk janë më infektues, elemente të padëmshëm të kodit gjenetik mund të prodhojnë rezultat pozitiv të testit. “Kjo pastaj krijon shqetësime për njerëzit që janë në gjendje të kthehen në punë, kryesisht punonjësit e kujdesit shëndetësor.
Që nga fillimi i pandemisë, shkencëtarët kanë ekzaminuar përbërjen gjenetike të COVID19. Ata kanë mundur të kuptojnë se mutacionet lindin në mënyrë të pashmangshme në patogjen dhe se mund të përshkruajnë mënyrën e përhapjes së tij. Prosfesor Ian Jones, një virolog në Universitetin e Reading, tha se qëndrueshmëria e Sars-Cov-2, është si të thuash një siguri se vaksina do të funksionojë.
Të moshuarit janë më të rrezikuar- Ndikimi shkatërrues i COVID-19 është vënë re më shumë tek të moshuarit. Për këtë grup-moshë ka pasur një shkallë të lartë fataliteti, shumë herë më e lartë se tek fëmijët. “Tani dimë shumë më tepër për këtë sëmundje, se kush është më i rrezikuar si ekspozohen dhe si duhet t’i mbrojmë. Këto janë njohuri të fituara dhe ne duhet t’i përdorim”, tha një specialist i sëmundjeve Infektive në Universitetin e Edinburgut.
/abcnews.al/