Gjermania ka rënë dakord që të strehojë 1,500 emigrantë nga ishulli grek i Lesbosit pas rënies së zjarrit që la me mijëra persona të pastrehë.
Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe ministri i Brendshëm Horst Seehofer thuhet që të keni bërë gati një marrëveshje. Burime thonë për mediat se Seehofer ishte ai që e bëri propozimin dhe Merkel më pas ra dakord, shkruan abcnews.al
Më shumë se 12,000 persona, pjesa më e madhe refugjatë nga Afganistani, Afrika dhe Siria, kanë mbetur pa një vend ku të fusin kokën, në mungesë të kushteve minimale të higjienës si dhe pa ushqim e ujë, pasi një zjarr shkrumboi kampin Moria të mërkurën e kaluar.
Në total më ishujt e Greqisë strehohen rreth 30,000 refugjatë.
Megjithatë, gazeta gjermane Bild, raporton se Athina është e shqetësuar se dërgimi i emigranteve në Gjermani mund të shkaktojë një “reaksion zinxhir” në ishuj të tjerë grekë. s.b/ abcnews.al/