Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla si dhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj këtë të mërkurë ndodhen në Elbasan ku pritet që të bëhet dhe prezantimi i forcave “Shqiponja”.
Numri dy i partisë Socialiste, pas mbylljes së ceremonisë u është përgjigjur pyetjeve në lidhje me largimin Sandër Lleshaj nda posti i ministrit.
Balla ëshyë shprehur se ai ka bërë dhe bën një punë të shkëlqyer.
“Ministri Lleshaj prej ditës së parë në krye të ministrisë së Brendshme ka bërë dhe bën një punë të shkëlqyer dhe padyshim ky është një investim i rëndësishëm i besimit që PS dhe grupi parlamentar i saj i ka dhënë. Ndaj do ju lutesha miqësisht të fokusohuni tek ajo që ndodhi sot në Elbasan që është një rritje e prezencës së prekshme të punës së policisë në shërbim të njerëzve të zakonshëm të Elbasanit”, ka thënë Balla.
Në lidhje me ngjarjet e fundit kriminale të ndodhurra në vend Balla ka thënë në çdo kryeqytet të botës dhe se policia do t’i zbulojë autorët.
“Sulme kriminale si ai i mbrëmshmi në Tiranë ndodhin në çdo kryeqytet të botës dhe do doja të kishit pak durim sepse policia e Shtetit do t’i zbulojë në kohë autorët dhe do t’i vërë para përgjegjësisë”, deklaroi Balla. e.su./abcnews.al