Revista shkencore amerikane “Scientific American” ka njoftuar mbështetjen e saj ndaj kandidatit demokrat për Shtëpinë e Bardhë, Joe Biden.
Kjo ngjarje është cilësuar si historike, pasi ndodh për herë të parë në gati dy shekuj.
“Ky vendim nuk u mor me lehtësi”, tha në një editorial të ashpër e përmuajshmja, që pretendon të jetë revista më e vjetër që nuk është ndalur kurrë së botuari në SHBA.
“Por, pas 175 vjetësh heshtje për zgjedhjet presidenciale të SHBA, këtë vit ne jemi të detyruar ta bëjmë atë”, shtoi më tej revista. l.k/abcnews.al