Cardi B drejt ndarjes pas tre vitesh martesë

schedule07:28 - 16 Shtator, 2020

schedule 07:28 - 16 Shtator, 2020

Pas 3 vitesh së bashku, Cardi B raportohet se ka firmosur dokumentat e divorcit nga partneri i saj, Offset. Çifti i njohur u martua në një ceremoni sekrete në shtator të 2017-ës dhe kanë një vajzë dy-vjeçare.

Reperja paraqiti dokumentet e divorcit të martën në Gjykatën Superiore, dhe reperja ka kërkuar kujdestarinë e vajzës, Kulture. Siç raportojnë mediat e huaja, në dokumentet për divorc se “nuk ka perspektivë për rikthim”.

Divorci: Cardi 'po kërkon kujdestarinë fizike primare si dhe kujdestarinë ligjore' të Kulture si dhe mbështetjen e fëmijëve dhe thotë se martesa është 'prishur në mënyrë të pakthyeshme' (çifti janë fotografuar në festën e dytë të ditëlindjes së vajzës së tyre)

Hera e fundit që Cardi bëri një postim për Offset në rrjete sociale ishte më 20 gusht, kur ajo ndau një pjesë nga klipi i tij i ri. Kujtojmë që çifti pati një krizë edhe në 2018 vetëm 5 muaj pas lindjes së vajzës, por gjërat ndryshuan dhe u rikthyen së bashku sërish rikthyer në 2019-ën. xh/d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!