Kukësi, Teuta dhe Laçi zbresin në fushë të enjten, në takimet e turit të dytë të Europa League. Sipas protokollit, ditën e sotme futbollistët dhe stafet teknike i nënshtrohen testeve për COVID-19 dhe presin me ankth nesër përgjigjet.
Klubi i Kukësit ka njoftuar se lojtarët e tyre janë testuar tashmë. “Ekipi ka kryer sot testin e COVID-19, në prag të ndeshjes ndaj Wolfsburg! Ekipi i grumbulluar në qytetin e Elbasanit, i është nënshtruar kontrollit, teksa përgjigjet pritet të dalin ditën e nesërme.
Krahas futbollistëve, tamponin e kanë kryer edhe stafi teknik dhe stafi organizativ i ndeshjes, duke respektuar çdo protokoll të ardhur nga UEFA. Skuadra jonë luan ditën e enjte ndeshjen e turit të dytë kualifikues ndaj Wolfsburg në stadiumin ‘Air Albania’, njofton klubi verilindor. /abcnews.al