Një 62 vjeçar nga Turqia i cili ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirust, ka bërë një video vetes në momentet e fundit.
Mediat vendase bëjnë me dije se Yaşar Ünal, 62-vjeç kishte realizuar një video me telefon para se të dërgohej në qendrën e kujdesit intensive, ku dëgjohet duke thënë “mos e sprovo askënd tjetër me këtë”.
66 vjeçari turk, babai i dy fëmijëve pas rëndimit të gjendjes së tij shëndetësore nga kolla dhe temperatura e lartë ishte nën kujdes të mjekëve. Unal pas marrjes së testit e kuptoi se kishte rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe pas përkeqësimit të gjendjes ishte dërguar në qendrën e kujdesit intensiv.
Pas 12 ditëve trajtim, atë e intubuan ku për pesë ditë luftoi me koronavirusin. Për fat të keq nuk e fitoi betejën dhe kështu më 10 shtator u shpall i vdekur.
Familjarët janë befasuar nga video që kanë gjetur në telefonin e tij në momentet e fundit, i cili u bënte thirrje të gjithëve të jenë të kujdesshëm dhe të mos e kuptojnë si lojë infektimin me COVID-19, madje familjarët e tij e kanë shpërndarë videon me qëllim që të tjerët të shohin pasojat e koronavirusit.
“Sot është dita ime e tretë në spital, jam shumë keq. Kam probleme me frymëmarrje dhe me tensionin e lartë të gjakut. Kollitja për asnjë moment nuk po më lëshon. I lutem zotit që askush të mos preket nga ky infeksion. Unë u bëra vonë, por mos u bëni ju. Dua të falënderoj të gjithë”, dëgjohet duke thënë i ndjeri.e.su./abcnews.al