Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Konflikti me Greqinë për detin, Pompeo telefonon ministrin e Jashtëm turk

schedule22:56 - 14 Shtator, 2020

schedule 22:56 - 14 Shtator, 2020

Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo zhvilloi një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm turk Mevlüt Çavuşolulu të hënën në mbrëmje.

Fokusi i bisedës midis dy ministrave të Jashtëm ishte Mesdheu Lindor dhe Qipro pas konfliktit me Greqinë.

Komunikimi erdhi 24 orë pas vizitës së papritur të Mike Pompeo në Qipro, por gjithashtu dhjetë ditë para Samitit vendimtar të BE, ku do të ngrihet çështja e konfliktit në Mesdheun Lindor.

Pompeo shpjegoi gjatë vizitës në Qipro se Donald Trump kishte kontaktuar me Presidentin turk dhe Kryeministrin e Greqisë, në mënyrë që t’i ulte në dialog në lidhje me atë që po ndodh në Mesdheun Lindor.

Zgjidhja e problemit të Qipros mbetet një “çelës” për uljen e tensioneve në Mesdheun Lindor./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!