Ka perfunduar mbledhja e kryeministrit Rama me drejtuesit politik në gjithë qarqet në vend.
Në fokus të diskutimeve kanë qenë situata dhe problematikat që kanë zonat si dhe pritshmëritë e tyre në zgjedhjet e ardhshme.
Të gjithë drejtuesit politikë në qarqe kanë raportuar para kryetarit socialist Edi Rama mbi situatën dhe problematikat në zonat që ata mbulojnë.
Burimet bëjnë me dije se në mbledhje janë bërë projektime të të dhënave nga drejtuesit politikë mbi ecurinë e punës por edhe ato çështje të cilat hasin vështirësi.
Qarqet me ecurinë pune më të mirë dhe nga ku pritshmëritë për mbështetje në zgjedhje janë më pozitive.
Pozitiv vlerësohen edhe qarqet e jugut.
Problematikat gjatë raportimi janë vërejtur më shumë në qarqet e veriut.
Kryesocialiati Edi Rama ka kërkuar angazhim maksimal të të gjithë drejtuesve politike.
Rama ka kërkuar që të kihet kujdes në shërbimet për qytetarët, si për shembull në hipoteka apo kudo tjetër që ofrohen shërbime për qytetarët.
Me më shumë probleme me drejtoritë mësohet të jenë qarqet: Shkodra, Lezha, Durrësi dhe Kukësi.