Mbrojtësi i Real Madrid, Sergio Reguilon, është shumë pranë largimit nga madrilenët. Është klubi i Manchester United ai që po monitoron me kujdes situatën e spanjollit dhe në ditët në vijm pritet dhe oferta zyrtare.
Sipas raportimit të gazetarit italian, Fabrizio Romano, drejtuesit e “Djajve të Kuq” janë të bindur për vlerat e Reguilon dhe me shumë gjasa ai do të bëhet blerja e dytë pas Donny van de Beek.
Sezonin e kaluar 23-vjeçari ishte në huazim në radhët e Sevillas dhe i ndihmoi ato të fitonin trofeun e gjashtë të Europa League. Sergio u aktivizua në 31 ndeshje në La Liga, ku shënoi dhe gjashtë gola. /abcnews.al
Reguilon deal.
Manchester United are considering a move by days but won’t pay €30m price tag. Real Madrid also asking for a ‘buy back clause’. Personal terms not an issue – Reguilon wants to join #MUFC. Opening bid to be submitted soon. Sevilla: out of the race. ? #ManUtd https://t.co/b7WC7wQcJa— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) September 14, 2020