Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

U pezulluan nga “sëmundja e pashpjegueshme”, rinisin testet për vaksinën e Oksfordit

schedule15:57 - 14 Shtator, 2020

schedule 15:57 - 14 Shtator, 2020

“Testet klinike për vaksinën që po zhvillon AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit, AZD1222, kanë rifilluar në Britani, pas konfirmimit nga Autoriteti Rregullator për Mjekësinë dhe Shëndetësinë”, tha kompania në një deklaratë.

Studimet në fazat e fundit të vaksinës së mundshme të kompanisë AstraZeneca për koronavirus u pezulluan përkohësisht të martën ndërsa kompania hetonte nëse një sëmundje “e pashpjegueshme” e një vullnetari që ka marrë vaksinën, ishte një efekt anësor i saj.

Kompania tha se:“procesi i saj standard i kontrollit, shkaktoi një pauzë të vaksinimit për të analizuar të dhënat e sigurisë” dhe se pezullimi i testimit është një “veprim rutinë, që duhet të ndodhë sa herë ka një sëmundje ndoshta të pashpjegueshme në ndonjë nga testimet, ndërkohë që bëhen hetimet për t’u siguruar integriteti i testimeve”.

Në Shtetet e Bashkuara, eksperti më i lartë i sëmundjeve infektive Anthony Fauci tha të premten se vetëm vitin e ardhshëm jeta mund t’i rikthehet normalitetit të para-pandemisë. Por gjithçka do të varet, sipas tij, nga fakti nëse vaksina kundër koronavirusit do të jetë në dispozicion deri në fund të këtij viti.  Fauci tha për rrjetin televiziv MSNBC se “shpërndarja e vaksinës, mbrojtja apo vaksinimi i shumicës së popullsisë, ka të ngjarë të mos ndodhë deri në mes ose në fund të vitit 2021”.

Ndërkohë disa spitale në SHBA kanë refuzuar një pjesë të furnizimit të tyre me Remdesivir, ilaçi që përdoret për të luftuar COVID-19, prodhuar nga Gilead Science. Lajmi u konfirmua të premten nga Departamenti i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore.

SHBA deri më tani ka raportuar më shumë se 6.4 milionë të infektuar me COVID-19 dhe më shumë se 193 mijë të vdekur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!