Solskjaer do mbrojtësin e kombëtares, United pranë akordit me Real Madrid

schedule15:57 - 14 Shtator, 2020

schedule 15:57 - 14 Shtator, 2020

Jo vetëm merkato në repartin ofensiv. Ole Gunnar Solskjaer kërkon një mbrojtës të majtë dhe drejtuesit e Manchester United kanë piketuar Sergio Reguilon si lojtarin e duhur për këtë rol.

23-vjeçari është në pronësi të Real Madrid (ka kontratë deri në vitin 2023), teksa sezonin e kaluar u huazua te Sevilla, duke ia dalë të fitojë Europa League me skuadrën andaluziane.

Marca raporton se “Djajtë e Kuq” kanë nisur negociatat me homologët e Real Madrid. Bisedimet janë në rrugën e duhur dhe akordi final pritet të arrihet për shumën e 25 milion eurove.

“Los Blancos” e vlerësojnë shumë Reguilon (debutoi me kombëtaren spanjolle në fitoren 4-0 të 6 shtatorit kundër Ukrainës në Nations League) dhe po tentojnë të fusin klauzolën e riblerjes së tij në të ardhmen. /abcnews.al