Të pakëtn 12 persona kanë humbur jetën për shkak të rrëshqitjeve të tokës si pasojë e shiut të rrëmbyeshëm në Nepal.
Dhjetë persona vdiqën dhe 21 të tjerë janë zhdukur pasi një rrëshqitje masive tërhoqi shtëpitë dhe njerëzit në Barahbise, 100 km (62 milje) në lindje të Kathmandu afër kufirit me rajonin e Tibetit të Kinës, tha zyrtari i qeverisë Murari Wasti.
Dy të tjerë vdiqën në një rrëshqitje të dheut në Baglung në veriperëndim.
Të dy rrëshqitjet e tokës goditën vendin para agimit dhe njerëzit nuk mund të shpëtonin, thanë ekipet e shpëtimit. g.v/abcnews.al