“Karriera ime është në lulëzim. Jam 26 vjeç dhe nuk kam asnjë problem me Napolin. Napoli është bërë si shtëpia ime e dytë, shpresoj të rinovoj dhe të qëndroj edhe për shumë kohë“, u shpreh kapiteni i kombëtares përpara ndeshjes së Nations League kundër Lituanisë.
Kështu po ndodh dhe mbrojtësi i djathtë, i cili është pjesë e ekipit të Serie A prej gushtit të vitit 2015, është shumë afër arritjes së akordit përfundimtar për rinovimin e kontratës (aktualja përfundon në verën e vitit 2021).
Napoli are reportedly close to agreeing a new contract with Albania international full-back Elseid Hysaj https://t.co/6bfyRABX9g #Napoli #EFC #THFC #Albania pic.twitter.com/HusxANxIuD
— footballitalia (@footballitalia) September 14, 2020
CalcioNapoli24.it raporton se trajneri Gattuso i ka kërkuar shkodranit të qëndrojë, pasi ka besim të plotë tek ai. Diçka e tillë e ka bindur 26-vjeçarin, i cili ka vendosur të vijojë të mbajë veshur fanellën e Napolit. Kontrata e re do të zgjasë deri në vitin 2025.
Tani duhet të zgjidhet çështja e pagës. Drejtuesit e klubit italian ofrojnë 2.2 milion euro në sezon për Hysajn, ky i fundit kërkon 2.8, por palët janë optimistë dhe besojnë se nuk do të hasin probleme për të zgjidhur këtë ngërç. /abcnews.al