Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-deputeti socialist, po ashtu edhe ministër në dy dikastere, Sabit Brokaj. Në një postim në Facebook, foton e Brokajt, kreu i qeverisë e shoqëron me imazhin e një zemre të thyer dhe fjalët “Lamtumirë miku im”.
Sabit Brokaj ndërroi jetë ditën e sotme. Ai ka mbajtur shumë detyra dhe funksione, mes të cilave deputet në Kuvendin e Shqipërisë në disa legjislatura, ministër i Shëndetësisë në vitin 1991 si dhe i Mbrojtjes gjatë viteve 1997 – 1999./ Abcnews.al