Është konsideruar si një ndër modelet më të dashura për publikun, e cila ka tërhequr gjithmonë vëmendjen për paraqitjen e saj. Oriola Marashi është shumë aktive në rrjete sociale, ku bie në sy për fotot mjaft provokative. Kohët e fundit, jeta e saj private ka qenë kryefjalë e mediave rozë.
Modelja përfol gjatë për një romancë me futbollistin Eros Grezda, raport të cilin e konfirmuan gjatë muajve të karantinës. Ndërkohë, që gjërat mes tyre janë bërë serioze dhe kanë vendosur të hedhin një hap drejt fejesës.
Dyshimet lindën nga unaza që Oriola mban në gisht, megjithatë dyshja ka preferuar të mos japë detaje të tjera. Së fundmi, modelja ka realizuar një set fotografik, ku si gjithmonë duket tepër joshëse. Ndërkohë, nuk kanë munguar as komentet e ndjekësve krahas fotove të realizuara në Kapadokia. xh.d/abcnews.al