Ministrja e Arsimit, Besa Shahini një ditë para nisjes së vitit shkollor ka një mesazh të shkurtër për të gjithë nxënësit.
Shahini përmes një postimi në rrjetin social Facebook , shkruan se rikthimi në shkolla do të bëhet me një normalitet të ri, duke respektuar masat dhe protokollet për të mos lejuar përhapjen e Covid-19.
“Pas një kohe të gjatë larg shoqeve dhe shokëve të klasës, nxënësit tanë do të ritakohen nesër në bankat e shkollës.
Kësaj here me një “normalitet të ri”, duke mbajtur maskën, ruajtur distancën dhe respektuar rregullat anti-COVID në mënyrë që të ruhet shëndeti i të gjithëve dhe të sigurohet një proces i mbarë shkollor”, shkruan ministrja. e.su./abcnews.al