Ndodh edhe kështu. Kampionati shtetëror i Acre është fituar mbrëmjen e djeshme nga ekipi Galvez, i cili arriti të mposhte rivalët e Rio Branco me rezultatin 2-0. Përveç përballjes në fushë mes dy ekipeve, ishte dhe një duel mes policisë dhe kriminelëve në fushë.
Ekipi fitues Galvez, është një skuadër e krijuar nga policia ushtarake braziliane. Ndërkohë nga ana tjetër portieri i Rio Brancos është Bruno (Bruno Fernandes das Dores de Souza), i cili njihet si një person me precedentë kriminal në vendin latin.
Ish-gardiani i Flamengos është dënuar për vrasje dhe për fshehje të trupit të ish-të dashurës së tij. Skuadra ushtarake ishte më e mira në fushë dhe arriti t’i shfrytëzonte shumë mirë rastet që pati, duke siguruar kështu dhe triumfin. /abcnews.al