25 sekonda më herët, kompania e trenave kërkon falje

schedule09:01 - 17 Maj, 2018

schedule 09:01 - 17 Maj, 2018

Një kompani hekurudhore japoneze ka kërkuar falje për shkak se treni u nis nga stacioni i metrosë 25 sekonda më herët.

Ky është rasti i dytë brenda disa muajsh.

“Shqetësimi që krijuam për klientët tanë është me të vërtetë i pafalshëm”, tha një nga zyrtarët e kompanisë.

Sipas Japan Today, drejtuesi i trenit mendoi se treni duhet të linte stacionin Notogawa në orën 7:11, por në fakt orari i planifikuar ishte në orën 7:12.

Pasi i kishte mbyllur dyert, drejtuesi e kishte kuptuar gabimin dhe mund ta shmangte incidentim, por nuk kishte parë pasgjerë të prisnin në platformë, kështu që ishte nisur 25 sekonda më herët.

Trenat japonezë kanë një reputacion të lartë në lidhje me saktësinë ekstreme me oraret dhe në këtë rast disa persona kishin patur mundësi që ta kapnin trenin e nisur para kohe.

Të lënë në platformë, ata u ankuan tek kompania hekurudhore, ndërsa vetëm pas pak orësh u lëshua një deklaratë, ku kërkohej falje zyrtare.

Një rast tjetër ndodhi Nëntorin e shkuar, ku menaxherët e linjës Tsukuba Express kërkuan falje për shkak se trani ishte nisur disa sekonda më herët./abcnews.al