Genci Balla tranferohet në spitalin e burgut në Tiranë, në gjendje të rëndë dhe Arbjon Aliko

schedule20:21 - 12 Shtator, 2020

schedule 20:21 - 12 Shtator, 2020

Genci Balla i dënuar nga drejtësia shqiptare për rekrutim të besimtarëve për qëllime terroriste, i njohur si imami i vetëshpallur i  “Unazës së Re”, i vendosur në regjimin “41 bis” në burgun e Peqinit, është transferuar me urgjencë në spitalin e burgut në gjendje të rëndë shëndetësore.

Siç raporton gazetari Aldo Kozarja për ABC News, prej një jave, Balla ndodhet në grevë urie pasi ka refuzuar regjimin “41 bis” ndërsa akuzon drejtuesit e këtij burgu për keqtrajtim.

Raportimet e fundit pranë spitalit të burgut në Tiranë raportojnë se i dënuari Genci Balla, si imami i dënuari në krimet e rënda me 17 vjet burg, dhe një tjetër i dënuar pjesë e regjimit “41 bis”, ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mësohet se i dënuari tjetër, nuk është transportuar ende drejt spitalit, ai është drejt humbjes së shikimit si pasojë e mosushqyerjes.

I burgosuri në gjendje të rëndë shëndetësore, i cili ka qenë pjesë e grupit që kundërshtuan me armë duke i marrë jetën efektivit të “Reneas” në Lazarat, disa vjet më parë, është Arbjon Aliko.

ABC News ka mësuar se prej 12 ditësh, Balla së bashku me 9 persona të tjerë të vendosur në regjimin “41 bis” ndodhen në grevë urie në shenjë revolte kundër stafit të burgut të Peqinit.

Pas ekzaminimeve ditën e sotme në spitalin e Elbasanit, mjekët vendosen ta transferojnë Ballën në spitalin e burgut në Tiranë.

Ndërkohë Balla është duke u trajtuar me serume, dhe vazhdon të mbajë të njëjtin qëndrim për refuzimin e ushqimit.

Por kush janë të dënuarit e vendosur në regjimin 41 bis”?

Lista e parë me emrat e tyre është firmosur nga ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, prokurorja Elisabeta Ymeraj dhe kreu i SPAK, Arben Kraja në fund të korrikut.

Në regjimin e posaçëm, 7 të akuzuar do të kishin kufizime të të drejtave me qëllim parandalimin e kontakteve që ata kanë me organizatën kriminale ku bëjnë pjesë apo me organizata të tjera aleate.

Personat nën regjimin  e posaçëm janë:

Emiljano Shullazi

Blerim Shullazi

Gilmando Dani

Endrit Qyqja

Endrit Zela

Arbjon Aliko

Genci Balla

N.D./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!