Albian Ajeti e ka nisur shumë mirë aventurën me Celtic. Sulmuesi shqiptar që luan me Zvicrën (1 gol në 11 ndeshje të luajtura me kombëtaren helvete), ka gjetur golin e tretë me kampionët e Skocisë.
Celtic ka shënuar dy gola të shpejtë dhe ndodhet në avantazh të dyfishtë në sfidën jashtë fushe ndaj Ross County. 23-vjeçari realizoi golin e dytë të ekipit të tij në minutën e 20-të.
2-0 Ajeti ???
Not great camera coverage for the goal tho pic.twitter.com/WOfXnRcifL
— Tim Trivia (@TriviaTim) September 12, 2020
Mbrojtja vendase nuk ia doli të largonte një top të ardhur nga krahu i majtë dhe Ajeti përfitoi, duke treguar aftësinë e një sulmuesi. Topi në rrjetë, gol qetësie për Celtic dhe i treti në kampionat për lojtarin me origjinë shqiptare. /abcnews.al