Gjyqtarja Mimoza Margjeka ishte mjaft e irrituar në momentin e shoqërimit nga policia në Gjykatën e Posaçme për rishikimin e masës së sigurisë duke pretenduar se kishte 5 orë që vërdallisej nga komisariati në gjykatë sepse efektivët e policisë nuk e diniin ku ta dërgonin.
Pasi doli nga makina e policisë, ajo u shpreh se e kishin çuar edhe në bodrumin e policisë duke mos ditur se ku duhej dërguar.
Po ashtu, ajo u shpreh se ishte shkelur edhe ligji për shoqërimin pasi në raste të ngjashme, kur bëhej fjalë për një grua, në grupin e shoqërimit duhet të jetë edhe një efektive policie, jo të gjithë burra.
Lexo edhe: “3 gjyqtarë, nga 2 mijë €”! Abc News zbardh përgjimet e korrupsionit të gjyqtares, negociatat mes sekserit, avokatit, burrit dhe vëllait
Po ashtu, gjyqtarja e akuzuar për korrupsion në lidhje me lirimin e të arrestuarve për trafik klandestinësh në Korçë, u shpreh se kishte një vit që e priste arrestimin për shkak të një vendimi të dhënë në lidhje me zgjedhjet lokale në Durrës.
Margjeka i referohet vendimit për mos njohjen e mandatit të kryebashkiakes së Durrësit në zgjedhjet 30 qershorit. Sipas saj, për shkak të këtij vendimi ajo e dinte që do të arrestohej shumë shpejt.
Hetimi
Çështja për të cilën akuzohet Mimoza Margjeka, bashkëshorti i saj si edhe avokati Skënder Demiri. Policia arrestoi në korrik të këtij viti një grup që transportonin klandestinë, mes tyre ishte edhe Orion Bali.
Fillimisht gjykata e Pogradecit dha masën e sigurisë “arrest me burg” për Balin, por familjarët ndërhynë përmes avokatit Demiri dhe përmes 6 mijë eurove synuan ndryshimin e vendimit në Apelin e Korçës nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.
Pas kontakteve të para, SPAK vuri në përgjim personat e dyshuar duke zbuluar se në skemë ishte edhe bashkëshorti i gjyqtares, dekani i Fakultetit Juridik në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, në Durrës, Arben Cara.
Vendimi për Durrësin
Mimoza Margjeka njihet si gjyqtarja që nuk njohu zgjedhjet e 30 qershorit 2019 në Durrës.
Margjeka ishte e vetmja që nuk i dha në shkallën e parë mandatin kryebashkiakes së PS që garoi vetëm, Valbona Sako.
Sipas saj zgjedhjet ishin nul, për shkak të regjistrimit të kandidates tjetër të BD-së për kreun e bashkisë, Valbona Sakollari, jashtë afateve të përcaktuara me ligj.
Valbona Sako e mori mandatin pasi Apeli pranoi kërkesën e PS-së duke rrëzuar vendimin e Margjekës, e cila nga Durrësi u transferua në gjykatën e Korçës, ku SPAK e kapi në një rast korrupsioni. /abcnews.al