Një shpellë që mbante dëshmitë më të hershme të pranisë së njeriut u shkatërrua nga kompanie minerale.
Kjo shpellë që kishte mbrojtur për 46 mijë vjet njerëzit nga kafshët e egra, ndodhej në Australi, në zonën e largët dhe të izoluar të Pilbarës, në perëndim të vendit.
Kompania Rio Tinto e cila, po gërmon hapësira të mëdha në atë zone për minerale, zbuloi gjatë gërmimeve hyrjen e shpellës. Më pas arkeologët zbuluan disa nga artefaktet më të vjetra të Australisë, nga piktura në mure dhe deri në një armë e prodhuar nga kockat e kangurit, të paktën 28 mijë-vjeçare.
Por e kaluara e atij siti arkeologjik nuk ndaloi punimet në kërkim të mineraleve metalike që pasurojnë nëndheun, duke shkaktuar shembjen e shpellës dhe humbjen përgjithmonë të asaj pasurie.
Fillimisht kompania Rio Tinto u mundua të minimizonte ngjarjen, thjesht duke i hequr drejtuesve të projektit bonuset e tyre prej miliona dollarësh, por qytetarët dolën në protesta dhe çuan së fundmi në dorëheqjen e drejtuesve kryesorë të kompanisë. l.k/abcnews.al