EKSKLUZIVE/ “Blerimi më mbajti deri në 04:00 të mëngjesit në ballkon”: Trondit me dëshminë e mitura e abuzuar në Pogradec

schedule15:40 - 12 Shtator, 2020

schedule 15:40 - 12 Shtator, 2020

Abcnews.al ka siguruar dëshminë e 13-vjeçares së abuzuar seksualisht nga 46-vjeçari Blerim Bizgjoni në fshatin Vërdovë të Pogradecit.

Siç raporton gazetarja Lediona Xheladinaj, e mitura jetonte prej disa muajsh në shtëpinë e abuzuesit pasi ky i fundit ia kishte kërkuar familjarëve që të kujdesej për të.

Në mënyrë të përsëritur ai e ka ngacmuar edhe më herët, ndërsa ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë në fillim të muajit qershor.

Lexo edhe: U abuzua nga 46-vjeçari, e mitura nga Pogradeci shkoi vetë për ta denoncuar në polici

Ai më mbante në shtëpi dhe bënte sikur kujdesej për mua, por më ngacmonte dhe më pas më përdhunoi. Për herë të parë më ka përdhunuar në qershor të këtij viti“, ka dëshmuar 13-vjeçarja në polici.

Vajza ka qenë mjaft e tronditur gjatë rrëfimit të saj para psikologes duke theksuar se nëse nuk do ta kishte denoncuar përdhunimin, mund të shkonte edhe drejt vetëvrasjes.

“Sot e shtrydha të keqen time. Më përdhunonte çdo ditë në shtëpinë e tij. Fillimisht më mori duke i thënë babait se do të kujdesej ai për mua pasi familja ime më mbante dot për shkak të kushteve.

Dy javët e para sillej mirë, pastaj filloi të më ngacmonte me fjalë, kurse një natë më mbajti deri në orën 04:00 të mëngjesit në ballkon duke më kërcënuar se do të më hidhte nga ballkoni nëse nuk kryeja marrëdhënie seksuale. A mund të ketë abuzuar edhe me vajza të tjera”, tregon vajza, duke theksuar se të nesërmen kishte abuzuar sërish seksualisht me të.

Mësohet se e mitura kishte vendosur ta denonconte në polici abuzuesin e saj pasi ngjarjen e kishtë mësuar edhe vajza e tij, me të cilën ajo ishte shoqe.

Shoqja i ka kërkuar që ta mbyllë si çështje duke mos folur, por e mitura e abuzuar ka marrë rrobat dhe është larguar nga shtëpia duke shkuar menjëherë në polici. /abcnews.al