Skandal në Australi. Një burrë është akuzuar për përdhunim të katër grave që takoi përmes një aplikacioni në internet dhe ajo që bën çudi është fakti se ai ka përdorur fotot e ish-kapitenit të kombëtares sonë, Lorik Cana, gjatë bisedëve që bënte me to.
Personi i akuzuar si David Gabrieli i është prezantuar viktimave si mjek dhe kishte përdorur disa fotografi të marra nga “Instagrami” i Lorikut. 39-vjeçari ka mbi vete 22 akuza dhe gjithçka ka filluar në mesin e gushtit të vitit 2017.
Francezi që jeton në Sidnei më parë ka punuar në ambasadën zviceriane në Australi dhe është babai i dy fëmijëve. Përpos 22 akuzave, Gabrieli është shpallur i pafajshëm, por gjyqi ende nuk ka përfunduar. /abcnews.al