Befason Cavani, “harron” futbollin dhe i futet baletit në Uruguai

schedule09:29 - 12 Shtator, 2020

schedule 09:29 - 12 Shtator, 2020

Ish-sulmuesi i PSG-së, Edinson Cavani, vazhdon të jetë pa ekip. Uruguaiani ka që në muajin qershor që është një lojtar i lirë, pasi ai nuk e rinovoi kontratën me kampionët e Francës. Tashmë Cavani ndodhet në vendlindjen e tij, ku ka vazhduar stërvitjen individuale si dhe në kohën e lirë ai ushtron pasionet e tij.

Një nga këto është edhe baleti klasik. 33-vjeçari filloi ta praktikonte në Paris atë si dhe më pas ra në dashuri me baletin. Edinson i është bashkuar trupës kombëtare të Uruguajit dhe në këtë mënyrë ka promovuar kërcimin tek rinia e vendit të tij.

Ai kërkon të provojë se baleti nuk është një sport i ndaluar për meshkujt dhe nuk është një tabu ushtrimi i tij. Ndërkohë nga ana tjetër për sa i përket të ardhmes së tij nuk ka asnjë zhvillim në ditët e fundit.

Në ditët e para të merkatos ishte Juventusi që pati një interesim për shërbimet e tij, por ishte vetë Cavani që e refuzoi ofertën e bardhezinjve për shkak të dashurisë së tij për Napolin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!