Kushtoi 500 mijë euro, në Francë zyrtarizojnë afrimin e fundit të Milanit

schedule23:39 - 11 Shtator, 2020

schedule 23:39 - 11 Shtator, 2020

Zyrtarizohet kalimi i Ciprian Tatarusanu te Milani. Kuqezinjtë arritën akordin me portierin 34-vjeçar dy ditë më parë dhe “gardiani”, pjesë e Lyon në sezonin e fundit, do të jetë zëvendësuesi i Gigio Donnarummës.

3 vite do të firmosë Tatarusanu, i cili luajti numëron 68 ndeshje me kombëtaren rumune, me klubin italian, duke u rikthyer pas tre viteve në Serie A (ishte pjesë e Fiorentinës në vitet 2014-2017).

Zyrtarizimin e kalimit të “veteranit” tek ekipi i Stefano Piolit e ka bërë Lyoni me anë të një postimi në Twitter, duke zbuluar se ky lojtar i ka kushtuar vetëm 500 mijë euro kuqezinjve të Milanit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!