Ideja e fundit për sulmin, Interi nis bisedimet me afrikanin e njohur

schedule21:36 - 11 Shtator, 2020

schedule 21:36 - 11 Shtator, 2020

Një emër i ri ka dalë në skenë për sulmin e Interit. Antonio Conte dëshiron të ketë alternativa të shumta në çdo repart dhe pëlqen karakteristikat e Gervinho.

33-vjeçari nga Bregu i Fildishtë ka edhe dy vite kontratë me Parmën, teksa sezonin e kaluar shënoi 9 gola me skuadrën ku aktivizohet edhe Kastriot Dermaku.

FcInterNews.it raporton se drejtuesit e klubit zikaltër kanë nisur bisedimet me agjentin e lojtarit ofensiv. Në fillim po tentohet të gjendet akordi me lojtarin dhe më pas do të vijë oferta zyrtare me Parmën.

 

Gervinho duke festuar një gol ndaj Interit

Conte e do si sulmues të katërt të ekipit, pas Lautaro Martinez, Romelu Lukakut dhe Alexis Sanchez. Për Gervinhon interesohet edhe Benevento, me Pippo Inzaghin që është gati t’i dhurojë një fanellë titullari. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!