Gazetarët që ndjekin showbizz-in pohojnë shpesh lodhjen me punën e tyre sidomos me personazhet e ekranit. Moderatori Ermal Peçi ftoi në programin “Abc e pasdites” disa prej tyre, të cilët treguan disa eksperienca jo dhe aq të mira me figurat e ekranit.
Kilda Hysenbegasi dhe Andi Vrapi treguan në program, shijet jo të mira me intervistat me Mozzik dhe Laura Nezha.
“Ka qenë Mozzik ndërkohë që ishte në menaxhimin e dikujt dhe unë kam shkuar kam bërë një intervistë. Çdo gjë shkoi shumë mirë, por në fund të intervistës thashë të bëja një batutë : “nuk e ngacmova shumën Mozzik” . Më vjen badigardi i tij më thotë duke më kap nga krahu “Kishe ndërmend me e ngacmuar” . Ndërkohë që unë isha vetëm 19 vjeç sapo kisha filluar karrierën. Kjo situatë mua më stepi deri diku se mendova “çfarë bëra?” ndërkohë që unë po bëja vetëm një batutë”, është shprehur Kilda.
Ndërkohë Vrapi ka treguar eksperiencën e tij, në një komunikim më këngëtaren Laura Nezha.
“Në 2018 Laura Nezha, kishe një këngë shumë sensuale që e kërcente me një balerin. Ndërkohë unë isha duke bërë backstage-in e Këngës Magjike dhe do i bëja intervistë. I thashë pse kalove nga baladat te muzika sensuale dhe reagoi keq duke thënë: Nuk ështe sensuale, mësoni artin.. dhe iku”, ka thënë ai./abcnews.al