Jose Mourinho është një tip që flet gjithmonë hapur. Trajneri i Tottenham ka nevojë për një qendërsulmues për ta vënë përkrah Harry Kane dhe ia bën të qartë drejtuesve të klubit kërkesën e tij.
“Kam nevojë për një sulmues. Dua të jem i qartë, klubi duhet ta dijë që më duhet një sulmues. Mendoj se do ia dalim ta blejmë një të tillë“, deklaron trajneri i njohur portugez.
Sportmediaset zbulon se lojtari i kërkuar nga “Special One” mund të vijë nga kampionati italian. Flasim për Arkadiusz Milik, i cili është afër largimit nga Napoli.
26-veçari polak pëlqehet nga Mourinho, teksa klubi i Serie A kërkon 40 milion euro për ta lënë të lirë. Emri i Milik është përfolur edhe për një kalim te Juventusi, por mund ta vazhdojë karrierën në Premier League. /abcnews.al