Sokol Cikalleshi zyrtarisht është pjesë e Konyaspor, pasi ka firmosur një kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2022. Sulmuesi ka lënë Akhisarspor dhe është gati për aventurën e re.
Në të shkuarën në Turqi sulmuesi është aktivizuar edhe me Basaksehir dhe Osmnalispor dhe tani rikthehet në Superligën turke, pas aventurës së vjetshme në ligën e parë.
https://www.instagram.com/p/CE_2lqspSPg/?igshid=m8ph0acnv8q9
Sot paska qenë dita e lojtarëve të kombëtares shqiptare. Më parë ka nënshkruar një kontratë të re me Basel Taulant Xhaka, që rinovoi deri në vitin 2024, kurse Ermir Lenjani u zyrtarizua te Grasshopper. / abcnews.al

