Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Policia britanike ngre grupin e posaçëm për bandat shqiptare të “shtëpive”

schedule15:01 - 11 Shtator, 2020

schedule 15:01 - 11 Shtator, 2020

Kultvimi i kanabisit nga grupet e shqiptarëve është kthyer në një problem të madh për policinë britanike.

Raportet tregojnë se gjatë operacioneve të ndryshme ata kanë sekuestruar sasi të mëdha parash dhe makinash që i përkasin pikërisht bandave të kultivimit të drogës, ku një rol të rendësishëm kanë edhe shqiptarët.

Una Jennings

Rrjeti britanik BBC shkruan se raporti i është dhënë një komisioneri të krimit në South Yorkshire nga një oficer i lartë. Në raport bëhet fjalë për rritje të dhunës dhe përdorimit të armës nga grupet kriminale.

Komandantja e Qarkut Sheffield Una Jennings i tha Alan Billings se tashmë ishte formuar një ekip i përkushtuar kundër Krimit të Armatosur. Jennings tha se “bandat shqiptare” kishin kultivuar sasi të mëdha kanabisi.

Nisur nga rastet e shtuara të dhunës dhe të shtënave me armë, policia e Sheffield vendosi të ngrëjë një ekip të dedikuar të luftës kundër bandave që kultivojnë lëndë narkotike.

Deri më tani, sipas raportit, ekipi ka realizuar 98 arrestime duke sekuestruar 120 automjete dhe më shumë se 65 000 paund. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!